Rreth 22 mijë civilë të vrarë, 75% e Mariupolit e shkatërruar
Më shumë se 75% e Mariupol mendohet se është shkatërruar dhe rreth 22 mijë civilë mund të kenë humbur jetën në qytetin e marrë peng.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se mijëra të tjerë ja kanë dalë të largohen dhe ata që kanë mbetur po bombardohen.
Trupat ruse po vendosen në pozicione në atë çka cilësohet beteja e fundit në rajonin e Donbas.
Edhe pse bisedimet e paqes kanë vijuar përmes videove, Presidenti Putin i ka hedhur poshtë ato duke theksuar se negociatat kanë ngecur.
Raportimet se oligarku rus Viktor Medvedchuk, aleati më i afërt i Putinit është kapur në Ukrainë, e kanë shtyrë Presidentin Zelenskki të propozojë një shkëmbim të të burgosurve.
Medvedchuk është lider i Partisë Opozitare të Ukrainës, “Platforma për Jetën”.
“Nëse Medvedchuk zgjodhi uniformën ushtarake, ai ra nën rregullat e kohës së luftës. Unë i propozoj Rusisë ta shkëmbejmë me burrat dhe gratë tona që janë nën robëri ruse. Prandaj është e rëndësishme që agjencitë tona të zbatimit të ligjit dhe ushtarake të marrin parasysh edhe këtë mundësi”, u shpreh Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës.
Zelensky pranoi pamundësinë e kryerjes së një hetimi të plotë mbi pretendimet se një substancë helmuese mund të jetë hedhur ose jo mbi trupat ukrainase në Mariupol.
Banka Botërore po planifikon mbështetje financiare për Ukrainën me vlerë 1.4 miliardë euro për të ndihmuar në funksionimin e shërbimeve më të nevojshme.
Banka tha se fondet do të përdoren për të mbështetur vazhdimin e shërbimeve kyçe të qeverisë, duke përfshirë pagat për mjekët e infermierët, pensionet për të moshuarit dhe programet sociale për njerëzit në nevojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë