“Rreth 60% e kutive të numëruara”, Shehaj: Ja si qëndron diferenca e votave me PD-në
Nga pallati i sportit “Farie Hoti”, nga ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave, Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia” vijon të jetë prezent duke monituar gjithë procesin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj sqaroi se do vazhdojë qëndrimin e tij deri në mbylljen e procesit të rinumërimit, më tej, ai shpjegon se deri më tani janë numëruar rreth 60% e kutive. Kreu i partisë “Mundësia” ka vënë në dukje një element që sipas tij, PD ka si qëllim për të marrë mandatin e 14-të.
“Qëllimi i partive të tjera është të na marrin mandatin. Më saktë PD e ka shprehur qartë që synonte mandatin e 14 nga rinumërimi dhe ne do të jemi këtu. Ka gabime por është e vështirë të thuhet nëse janë gabime të qëllimshme apo njerëzore. Nuk kemi elementë për të dalë në konkluzion. Për ne është e rëndësishmë të rrimë këtu deri ditën e fundit.
Janë numëruar rreth 60% e kutive. Diferenca e votave me PD-në që synon amndatin e 14, nuk është e vogël, por nuk është as e madhe, është thelluar me rreth 100 vota. Jemi këtu për të monitoruar procesin, besoj dhe pak ditë na ndajnë nga rezultati përfundimtar”, tha Shehaj.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut