Rreth 900 tërmete u regjistruan në Islandë gjatë ditës, 4 mijë njerëz u evakuuan 

13 Nëntor 2023 | 19:30

Ndërsa Islanda po përgatitet për një shpërthim të mundshëm vullkanik, dhjetëra mijëra tërmete janë regjistruar në javët e fundit dhe në jug të këtij vendi ishullor janë regjistruar rreth 900 tërmete vetëm sot, njoftuan autoritetet lokale dhe konfirmuan se pothuajse 4000 njerëzit janë evakuuar gjatë kësaj jave.

“Tani për tani ne po përballemi me një pasiguri të madhe: a do të ketë një shpërthim dhe nëse po çfarë do të jetë dëmi”, tha Matthew James Roberts, kreu i kërkimit në Shërbimin Meteorologjik të Islandës, sipas Reuters.

Banorët e qytetit të Grindavik përshkruan se si lanë shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit të së shtunës gjatë një tërmeti që krijoi çarje në rrugë dhe dëmtoi strukturën e ndërtesave të banimit.

Pothuajse të gjithë banorët e këtij qyteti kanë qëndruar me familjarë apo miq. Gadishulli Reykjanes, i vendosur në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavík, është një pikë e njohur vullkanike dhe sizmike. Në mars 2021, lava shpërtheu në mënyrë spektakolare nga një çarje në tokë midis 500 dhe 750 metra të gjerë në zonën e sistemeve vullkanike Fagradalsfjal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026