Rrezik për ekonominë globale nga tarifat e Trump, tregjet aziatike në rënie

4 Prill 2025 | 08:23

Tregjet në Azi dhe Australi kanë përjetuar rënie për të dytën ditë radhazi, ndërsa shqetësimet për një rënie globale janë intensifikuar nga tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump. Tregjet amerikane gjithashtu u mbyllën me humbjen më të madhe njëditore që nga përhapja e pandemisë Covid-19 në 2020.

Pavarësisht ndikimit negativ në tregjet globale, Trump ka theksuar se vendosja e tarifave po zhvillohet “shumë mirë” dhe ka parashikuar se “tregjet do të lulëzojnë” sipas skemës së tij të re. Kjo pas rënies së indeksëve kryesorë amerikanë si Dow Jones, Nasdaq dhe S&P të enjten.

Nga Pekini në Bruksel, liderët botërorë kanë shprehur angazhimin për t’iu përgjigjur tarifave minimale prej 10% për importet globale që SHBA-ja do të vendosë në fuqi nga nesër. Tarifat më të larta, përfshirë 20% për Bashkimin Europian dhe 54% për Kinën, do të fillojnë të aplikohet nga data 9 prill.

Këto zhvillime kanë ngritur shqetësime të mëdha për pasojat ekonomike, pasi shumë ekspertë paralajmërojnë për mundësinë e një sërresh të masave të ndërsjella që mund të çojnë në një luftë tregtare globale me ndikim të thellë në ekonomitë ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026

Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën

Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
18:55 | 26/07/2026