Rreziku i luftës, 15 vende evropiane të gatshme për të blerë sisteme mbrojtje ajrore
Pesëmbëdhjetë vende evropiane njoftuan të enjten se do të blinin së bashku sistemet e mbrojtjes ajrore për të mbrojtur kontinentin.
Gjermania, e cila udhëhoqi projektin, do të koordinojë prokurimet e përbashkëta për t’u mbrojtur kundër raketave me rreze të afërt, si dhe me rreze të mesme dhe të gjatë, tha ministria e mbrojtjes.
Katërmbëdhjetë nga vendet e përfshira në këtë projekt, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania, Hungaria, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Sllovakia, Sllovenia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar, janë anëtarë të NATO-s.
Ndërkohë pjesë e projektit do të jetë dhe Finlanda e cila ka aplikuar për të qenë pjesë e aleancës ushtarake transatlantike (NATO).
Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi Britania e Madhe dhe Franca njoftuan se po rrisin dërgesat e tyre të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë pas një vale sulmesh raketore ruse kundër qyteteve ukrainase në fillim të kësaj jave. Gjermania e ka furnizuar gjithashtu Kievin me sisteme të shumta IRIS-T.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană përshëndeti krijimin e iniciativës.
“Aktivet e reja, plotësisht të ndërveprueshme dhe të integruara pa probleme brenda mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, do të rrisin ndjeshëm aftësinë tonë për të mbrojtur Aleancën nga të gjitha kërcënimet ajrore dhe raketore,” shtoi ai.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur një “rivendosje” të qëndrimit të NATO-s me aleatët që dërgojnë më shumë aftësi në krahun lindor duke përfshirë avionë luftarakë, anije luftarake dhe trupa.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid