Rreziku nga ineligjenca artificiale, SHBA dhe BE do bashkëpunojnë për sjelljet e AI

31 Maj 2023 | 19:03

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e hartojnë një kod vullnetar të sjelljes për inteligjencën artificiale,”- kështu tha të mërkurën një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian, pas paralajmërimeve të shumta për rreziqet që mund t’i sjellë kjo teknologji.

Ky kod vullnetar do ta mbushte boshllëkun rregullator përderisa blloku evropian 27-vendësh po punon për arritjen e disa rregullave për inteligjencën që nuk do të hyjnë në fuqi deri më 2026, tha nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë, që udhëhiqet bashkërisht nga zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

“Ne kemi nevojë për inteligjencë artificiale të përgjegjshme. Inteligjenca artificiale e përgjithshme e ndryshon plotësisht gjendjen,”- tha Vestager, duke i referuar konceptit që përshkruan momentin kur makinat të bëhen të afta ta zhvillojnë programimin e tyre vetë.

Ajo tha se për draftimin e këtij kodi do të ketë bashkëpunim me ekspertët e industrisë dhe premtoi që “shumë, shumë shpejt do të ketë një propozim përfundimtar se si kjo industri të rregullohet vullnetarisht,”-tha ajo në një konferencë shtypi pas takimit të këshillit në Suedi.

Ky këshill ka “një rol të rëndësishëm për të luajtur për të ndihmuar në krijimin e kodeve vullnetare të sjelljes që do të ishin të hapura për të gjitha vendet që ndajnë të njëjtin mendim,”-tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ky takim vjen mes paralajmërimeve të shumta nga ekspertë për rreziqet që mund të sjellë inteligjenca artificiale. Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026