Rrëzimi i interpelancës për inceneratorët, Gogu: Çështja i ka kaluar drejtësisë
Toni Gogu, zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi në përfundim ë mbledhje së Konferncës së Kryetarëve, kërkesa e grupit parlamentar të PD, për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për çështjen e inceneratorëve dhe Arben Ahmetajn, është rrëzuar.
Gogu theksoi se nuk ka asgjë urgjente në mbajtjen e interpelancës për inceneratorët, pasi çështja e Ahmetaj dhe përfshirja e tij në veprime korruptive është një çështje që tashmë i ka kaluar drejtësisë.
“Ne i dhamë pëlqimin kryetares. Çështjet që janë të ngjashme mund të bashkohen dhe të trajtohen bashkë. Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hynin në seancën ardhshme. Do të vendosë Kuvendi të enjten nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort se aty nuk ka përmbajtje. Tani është momenti i drejtësisë për atë çështje, kur ne hapëm rrugën e komisionit hetimor, i cili sot është në duart të drejtësisë. Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë ose brenda grupeve, por për Kuvendin e Shqipërisë mendoj se urgjenca janë pensionet, studentët, shërbimi mjekësor. Për këto arsye ne vendosëm që në seancën e ardhshme të caktohet. Nuk kemi asnjë lloj frike për të bërë debat. Besoj si parlamentar, janë çështje që po i heton drejtësia. Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e vet me një komision gjerë e gjatë”, tha Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkuan mocion me debat me Ramën, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD
- PD kërkon interpelancë me Ramën, Bardhi: Depozituam kërkesën në Kuvend
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar