Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të plagosur

30 Mars 2023 | 10:13

9 persona janë plagosur pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u rrëzuan në Kentaki.

Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, tha se ky ishte një lajm i rëndë dhe fatkeqësisht pritet të shënohen viktima.

Raportet lokale të lajmeve thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:35 të së mërkurës.

Ushtria lokale konfirmoi se helikopterët e tyre ishin përfshirë në përplasje. Ngjarja ndodhi në zonën Trigg County, afër bazës së madhe ushtarake Fort Campbell.

Në një deklaratë për BBC, një zëdhënës i Fort Campbell tha se dy helikopterë HH60 Blackhawk ishin rrëzuar gjatë “një misioni rutinë stërvitor”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lidhja e internetit ra ndjeshëm në të gjithë Venezuelën të mërkurën, përfshirë kryeqytetin Karakas, pasi tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme dëmtuan infrastrukturën e energjisë dhe...
08:44 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026

Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat

Shirat e rrëmbyeshëm nga një tajfun që kaloi në Taipei dhe pjesë të Tajvanit jugor të enjten shkaktuan përmbytje lokale ndërsa më shumë se 200...
08:19 | 25/06/2026