Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

15 Qershor 2025 | 10:02

Shtatë persona, përfshirë një fëmijë dy vjeç, vdiqën sot në rrëzimin e një helikopteri civil në shtetin Uttarakhand në Indinë veriore, raportuan mediat lokale.

Kanali televiziv indian Neës18 deklaron se tragjedia ndodhi këtë mëngjes dhe se në aeroplan kishte gjashtë pasagjerë dhe piloti.

Duke cituar departamentin lokal të aviacionit të shtetit Uttarakhand, agjencia indiane e lajmeve ANI raportoi se helikopteri u rrëzua pranë fshatit Gaurikundi dhe se, me sa duket, moti i keq ishte shkaku i aksidentit.

Anëtarët e shërbimeve të shpëtimit mbërritën në vendngjarje, sipas agjencisë indiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe. Dokumenti historik u zbulua...
16:26 | 03/07/2026

Propozimi spektakolar në majë të Empire State Building u kushtoi shtrenjtë! Çifti lirohet, por akuzat mbeten

Çifti rus Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, dhe Angela Nikolau, 33 vjeçe, të cilët u arrestuan pasi u ngjitën në majën e Empire State Building në...
16:19 | 03/07/2026

Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka paralajmëruar se të paktën 100,000 fëmijë në Liban rrezikojnë të humbasin shkollën nëse klasat e dëmtuara...
15:54 | 03/07/2026