Rrëzohet helikopteri ushtarak në Portugali, vdesin 2 ushtarë, 3 rezutojnë të zhdukur

30 Gusht 2024 | 19:07

Trupat e dy ushtarëve të Njësisë Portugeze të Mbrojtjes dhe Ndihmës Emergjente (UEPS) u gjetën në rrënojat e një helikopteri që u rrëzua në lumin Duero, ndërsa tre pjesëtarë të ushtrisë rezultojnë të zhdukur dhe piloti u shpëtua me lëndime të lehta, njoftoi sot ushtria portugeze.

Një helikopter u rrëzua në zonën portugeze të Peso de Regua pasi luftoi një zjarr në Bajao dhe kreu i Policisë Detare Veriore, Rui Silva Lampreya, konfirmoi vdekjen e dy ushtarëve.

Lampreya shtoi se piloti u shpëtua me lëndime në pjesën e sipërme të trupit dhe se kërkimi për tre personat e zhdukur vazhdon.

Kërkimi përfshin tre ekipe zhytjeje, drone, si dhe ekipe shpëtimi që kërkojnë në bregun e lumit, raporton Diario di notisias.

“Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa piloti është shpëtuar i gjallë, vetëm me lëndime të lehta. Vazhdojnë kërkimet në lumë për pesë anëtarë të UEPS-së, të cilët janë të zhdukur”, njoftoi ushtria.

Helikopteri pati një aksident dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në lumin Douro, thanë burimet për agjencinë portugeze të lajmeve, e cila u konfirmua më vonë nga Autoriteti Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (AENPC).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026