Rrëzohet kërkesa e Lefter Allës, ish-kryebashkiaku qëndron në burg
Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Lefter Allën.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës do të vijojë të qëndrojë në burg.
Pak ditë më parë, SPAK çoi për gjykim dosjen e tij dhe të 12 zyrtarëve të tjerë.
Arrestimi i tyre u bë në mars të këtij viti pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.
Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe në Lagjen e vjetër të qyteti të Bulqizë me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.
Ish- kryebashkiaku Alla dhe ish-nënkryetarja Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta