Rrëzohet një avion privat në Teksas, një person humb jetën. Momenti kur shpëtohen 5 pasagjerët e tjerë (VIDEO)
Një numër i madh kalimtarësh dhe ekipesh të emergjencës nxituan drejt vendit ku u rrëzua një avion privat në një autostradë në Teksas, të martën, për të ndihmuar në shpëtimin e pasagjerëve të bllokuar.
Pamjet video tregojnë se kalimtarët dhe zyrtarët e emergjencës, duke përdorur mjete që dukeshin si një lopatë dhe një çekiç, ndihmuan disa prej pasagjerëve të dilnin nga avioni përmes një dere të hapur.
Aeroplani po fluturonte nga Los Cabos, Meksikë, për në Austin, Teksas, kur raportoi probleme të mëdha mekanike në aeroportin e Laredos, tha për New York Times Gilberto Sanchez, drejtori i aeroportit.
Një nga gjashtë personat në bord vdiq në aksident, tha policia. Pesë të mbijetuarit u dërguan në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Personi që ka ndërruar jetë ende nuk është identifikuar.
Një automjet u godit nga avioni ndërsa ai u rrëzua në autostradë, megjithëse nuk është e qartë se cila pjesë e avionit goditi automjetin, tha Jose Baeza, një hetues në Departamentin e Policisë së Laredos.
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë tym të dendur dhe flakë që rrethojnë aeroplanin. Aksidenti ndodhi pranë aeroportit të Laredos, 150 metra në jugperëndim të San Antonios.
Aksidenti ka detyruar autostradën kryesore, Loop 20, të mbyllet ndërsa hetimi vazhdon. Baeza tha se pritej që ajo të mbetej e mbyllur për trafikun të mërkurën, ndërsa hetimi, i cili do të përfshijë FBI-në dhe Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB).
BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
Ministri Araghchi bisedë telefonike me homologun kinez, në fokus marrëveshja me SHBA-në
Marrëveshja SHBA-Iran: 14 pikat kryesore të draftit
- 20:46 BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
- 20:37 Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare Gjergji Lala
- 20:35 “Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)
- 20:19 Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
- 20:18 Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime
- 20:18 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët e Elbasanit dalin në protestë (VIDEO)