Rrëzohet padia e Mereme Selës kundër Berishës
Padia e paraqitur nga mjekja Mereme Sela kundër kandidimit të kryedemokratit, Sali Berisha në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit është rrëzuar këtë të mërkurë nga Dhoma cilive e Gjykatës së Tiranës.
Ajo në padi kërkonte pezullimin e menjëhershem të procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit dhe shpalljen e pavlefshme absolute të kandidimit të Berishës.
Vendimi:
Mbi interesin e shfaqur nga disa gazetarë, po ju referojmë informacionin zyrtar të dhënë nga ana e gjyqtarit të çështjes, si në vijim:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Doma Civile, në datën 06.05.2026, është paraqitur kërkesa me Paditëse Mereme Sela me objekt: “1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSHse; 2. Detyrimi i palës se paditur për rikthimin e paditëses në garë; 3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha; 4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme; 5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershem i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit”.
Gjykata ka marrë në shqyrtim brenda afatit ligjor kërkesës e paraqitur, ka studiuar dhe vlerësuar aktet e paraqitura dhe në përfundim ka vendosur: “Kthimin e akteve me të meta, që i përkasin kërkesëpadisë, duke i dhënë paditëses të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas parashikimeve ligjore.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë