Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, 5.000 euro/m² në ish-Bllok

9 Mars 2025 | 13:50

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025.

Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt të vitit 2025 janë rritur nga 5 deri në 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Sa i përket kërkesës për komplekset e reja rezidenciale kryesohet nga vendasit e profesioneve të lira për qëllime banimi, ndërsa 90% e blerjeve të emigrantëve është për investim nga rishitja.

Në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, në ish-Bllok çmimet kanë arritur në 5.000 euro/m².

Në zonën e Komunës së Parisit çmimet nisin nga 3.000 euro/m².

Tek kompleksi rezidencial pranë Parkut Olimpik dhe Liqenit Artificial, zhvillimi i objektit është në fazë grope, çmimet për prenotim blerje, nisin nga 2.400 deri në 2.700 euro/m².

E vetmja zonë e cila nuk është prekur nga ndryshimi i çmimeve krahasuar me vitin e shkuar, rezulton apartamentet e reja brenda Unazës së Vogël ku çmimi është 2.300 euro/m².

Në Bulevardin e Ri çmimet e rezervimit për apartamente nisin nga 2,700 euro/m².

Në zonën e Astirit një vit më parë çmimet për apartamentet varionin nga 1.200 deri në 1.300 euro/m², ndërsa këtë vit nisin nga 1.400 euro/m².

E njëjta vlerë është edhe për zonën e Freskut dhe në Shkozë.

Zhvillimi i infrastrukturës në Unazën e Madhe ndikojë në mënyrë direkte tek rritja e çmimeve të apartamenteve në Paskuqan ku sot kapin vlerën 1.200 euro/m² ku krahasuar me vitin  shkuar kemi një rritje prej 14%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026