Rriten rastet e të moshuarve të vetmuar, izolimi social më i pranishëm se kurrë
Vetmia dhe izolimi social po bëhen një realitet gjithnjë e më i pranishëm për të moshuarit në Shqipëri. Emigrimi i fëmijëve ka lënë shumë prej tyre të jetojnë të vetëm, duke u përballur çdo ditë me vështirësitë që sjell mosha. Në fshatin Selitë të Cërrikut, Metan Dyrma, 88 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Refije, 78-vjeçe, janë ndër ata që prej 20 vitesh jetojnë larg djalit dhe vajzës, të cilët emigruan në Itali.
“Jam 88 vjeç, të dy jetojmë si pleq, si pensionistë. Mirë ishte t’i kishim fëmijët këtu, por ja që fëmijët janë të larguar dhe ne do kemi probleme, se kemi nevoja. Duam, jo spital, jo të dalësh tutje, por vetëm s’del dot. Mirë ishte t’i kisha këtu. Ke mall të marrësh një fëmijë përdore”, është shprehur i moshuari.
Për çiftin e të moshuarve, largësia nuk matet vetëm me kilometrat që i ndajnë nga fëmijët. Ajo ndihet sidomos në momentet kur kanë nevojë për ndihmë. Çdo problem shëndetësor apo nevojë e përditshme bëhet më e vështirë për t’u përballuar, ndërsa mbështetja e familjes mungon.
“Për dy të moshuar s’është e vështirë, se sëmuremi. I vjetri, plaku, s’ka ndihmë ta çojë përherë në spital t’i japin ndihmën e parë. Do vuajë, do vijë përqark, do gjejë njeri, do vejë, po me vonesë. Ne kemi 20 vjet që ka ikur çuni dhe një gocë në Itali. Ikën se këtu nuk kishte punë dhe u detyrua të ikte”, ka vijuar më tej 88-vjeçari.
Specialistët thonë se izolimi social po kthehet në një fenomen me pasoja të drejtpërdrejta për mirëqenien emocionale të të moshuarve. Tkurrja e familjeve dhe emigrimi po i ekspozojnë gjithnjë e më shumë ndaj vetmisë, edhe kur fëmijët e tyre janë gjallë.
“Pjesa e emigrimit, pjesa e largimit nga Shqipëria, po e vendos grupmoshën e tretë përballë vetmisë, duke pasur fëmijët gjallë. Dhe sigurisht që kjo ndikon negativisht te perceptimi i tyre. Pjesa e të qenit në familje gjithnjë e më të ngushta dhe individualizimi i shoqërisë çojnë drejt elementeve që lidhen me vuajtjen e izolimit. Dramatike bëhet edhe humbja e një partneri, duke e thelluar më tej vetminë”, është shprehur Manolita Hida, psikologe.
Për Metanin dhe Refijen, vitet e pleqërisë kalojnë në pritje të një telefonate apo një vizite nga fëmijët. Një histori që nuk është më e veçantë, por po përsëritet në shumë familje shqiptare, ku emigrimi ka lënë pas prindër që plaken larg atyre për të cilët sakrifikuan një jetë.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen