Rriten të ardhurat në janar-mars, 80 mln euro më shumë se vjet

24 Prill 2024 | 16:09

Arka e shtetit ka grumbulluar 1.6 mld euro në 3 muajt e parë të vitit. Të ardhurat, këtë periudhë janë rritur me 80 mln euro në krahasim me vitin 2023.

Të ardhurat totale në buxhet, për periudhën 3-mujore arritën në rreth 163.8 miliardë, ose 1.62 mld euro dhe për ministrinë e financave kjo shumë është përtej planit.

Një vit më parë, në të njëtën periudhë arka e shtetit mblodhi 80 mln euro më pak.

Dy zërat që kanë sjellë më pak të ardhura për 2024-ën, kanë qenë të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin me 13.7 % më pak se 3-mujori i parë i 2023 dhe të ardhurat nga renat minerare në eksport me 12.7% më pak se e njëjta periudhë në 2023.

Ndërkohë, të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat arritën në 1.48 miliardë euro, ose 9.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Gjithashtu shpenzimet e përgjithshme publike u rritën me 4.1 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2023. Sipas Ministrisë së Financave në 3-mujorin e parë shpenzimet publike kapën shifrën e 1.3 miliardë euro.

Bazuar në tablën e Ministrisë së Financave, diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve, e nxjerr buxhetin me sufiçit 330 mln euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 8% më i lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026