Rritet bilanci nga të shtënat në shkollë në Austri: 10 të vdekur, shumica nxënës
Të paktën 10 persona janë vrarë të martën në një sulm me të shtëna me armë në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë, tha kryetarja e qytetit, Elke Kahr.
Kahr tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu.
Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”, raporton agjencia Austria Press.
Shtatë prej të vrarëve janë studentë. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve.
Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm.
Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.
Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.
Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.
Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri