Rritet çmimi i grurit pas daljes së Rusisë nga marrëveshja me Ukrainën
Bllokimi i marrëveshjes së grurit mes Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ka tronditur tregjet. Çmimi i drithërave është rritur brenda pak ditësh në bursat ndërkombëtare.
8.2% u rrit çmimi i grurit në bursën europiane, duke e çuar në 253.75 euro për ton. Kërcënimet e Rusisë mbi anijet në portet e Ukrainës, luhatin çmimin e drithërave, duke bërë që çmimi të rritet. Çmimi i misrit u rrit me 5.4%, ndërsa në tregjet amerikane, gruri u rrit me 8.8%, rritja më e madhe ditore që pas sulmit rus ndaj Ukrainës.
“Anijet që do t’iu drejtoheshin porteve në Ukrainë, do të trajtohen si shënjestra të mundshme ushtarake”, kështu ka deklaruar Kremlini.
Rritja e çmimeve të grurit vjen pas tërheqjes së ukrainës nga marrëveshja e grurit dhe ndërmarrjen e sulmeve me raketa mbi infrastrukturën e transportit të grurit ukrainas.
Ndërkohe mbrëmjen e së mërkurës, një sulm ajror rus ka plagosur 18 persona në qytetin port të Mikolajvit të Ukrainës. Nëntë nga të plagosurit ishin fëmijë. Sulme të tjera ajrore u shënuan gjithashtu dhe në portin e Odesas.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë