Rritet kredia konsumatore, bankat dhanë 9.1 mld lekë në janar-mars
Kërkesat për të marrë një kredi konsumatore janë rritur këtë vit. Në tre muajt e parë të vitit, Bankat kanë dhënë 9.1 mld lekë.
Sipas Bankës Qendrore, në raport me një vit më parë, kjo shumë është rreth 30% më e madhe, ndërsa në total portofoli i kësaj kredie ka arritur në 72 mld lekë.
Rritja e kredisë konsumatore është një tregues i një ecurie pozitive të kreditimit të individëve, e mbështetur nga tendenca e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit, krahasuar me ekonomitë e tjera.
Edhe sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, të kryer nga Banka e Shqipërisë, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u lehtësuan disi vetëm në kreditë konsumatore në tremujorin e parë.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.
Për këtë arsye, ecuria e kredisë konsumatore mund të jetë një indikator për përmirësimin e tendencave të konsumit privat në ekonomi.
Mbështetur në të dhënat e INSTAT, rritja ekonomike mesatare e konsumit privat të popullatës vitin e kaluar ishte rreth 2.7%.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta