Dumani: Pastrimi i parave bëhet përmes blerjes së pronave, të përfshira edhe bankat
Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një seancë dëgjimore në komisionin e Ligjeve për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) gjatë vitit 2023.
Dumani tha se gjatë vitit 2023 SPAK sekuestroi 41 milionë euro pasuri të vënë në mënyrë të jashtëligjshme.
Kryeprokurori i SPAK tregoi se investimi në pasuri të paluajtshme është forma më e shpeshtë e pastrimit të parave në vend, ku shpesh janë të përfshira si ndërmjetëse edhe bankat.
“Grupet shqiptare kanë dominim në tregun ndërkombëtar të kokainës. Kanë karakteristikë anëtarësinë prej 20 personash, aktivitet polikriminal; trafik, vrasje, dhuna, përfshirjet e femrave, vrasjet e sofistikuara me pagesë. Shqetësuese mbetet veprimtaria e call centerave, dëmi që u shkaktohet shtetasve të ndryshëm në vendet e BE është miliona euro. Kemi grupe aktive kriminale në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, trafiku i narkotikëve ka shfaqur problematikë në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Në Fushë Krujë janë lëndët shpërthyese dhe trafiku i makinave që përdoren më pas në ngjarje kriminale. Investimi në pasuri të paluajtshme është mënyra më e shpeshtë e pastrimit të parave në vend. Në disa raste pastrimi i parave bëhet përmes bankave të nivelit të dytë si ndërmjetës”, tha mes të tjerash Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë