Rritet me 20 euro metri kub i druve në RMV, qytetarët dilema para dimrit

30 Gusht 2022 | 22:01

Kur tashmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut masivisht kishin filluar të blejnë dru për ngrohje si mjet alernativ për sezonin e dimrit, çmimi për metër kub ka shkuar deri në 80 euro.

Shtrenjtime ka nëpër depot private, por edhe nëpër depot shtetërore që tradicionalisht kanë patur çmimin më të ulët nga të gjithë apo rreth 10 euro më lirë.

“Kërkesa për dru për ngrohje këtë vit është më e madhe. Kjo më shumë sepse në opinion u paraqit përshtypja se nuk do të ketë sasi të mjaftueshme, se do ketë edhe krizë energjetike mirëpo “Pyjet Nacionale” do të prodhojnë sasi të njëjtë sikur viteve të tjera, e ndoshta edhe më shumë dhe nuk do të ketë problem për furnizim. Çmimi për një metër kub dru ka qenë 2545 denarë, ndërsa prej sot do të jetë 3000 denarë”, tha Valentin Gruevski, drejtor i NP “Pyjet Nacionale”.

Por, për të blerë nga depot shtetërore, sidomos nëse je nga Shkupi ku është konkurrenca më e madhe është shumë e vështirë, kështu që depot private janë ndër opsionet e para të qytetarëve, por edhe më të shtrenjtat.

Qytetarët thonë se tashmë e kanë luks të ngrohen edhe me dru dhe frikësohen sesi do të kalojnë sezonin dimëror.

“Ngrohemi me ngrohje qendrore. Do e mendojmë sesi do të ngrohemi më tej sepse kështu nuk dimë asgjë sesi do të shkojë. Nuk i kam parë çmimet për dru për ngrohje, por do të duhet ta shoh edhe atë si opsion.

“Po flitet se nuk do të kemi edhe energji elektrike ndërsa ne që jetojmë në banesa nuk e di se do tia bëjmë. As me dru nuk mund të ngrohemi në banesë. Edhe çmimet e druve janë tejet të shtrenjta, dhe gjithçka do të jetë shumë e rëndë këtë vit”, shprehen disa qytetarë.

Në kushte të shtrenjtimit masiv të energjisë elektrike, por edhe problemeve me furnizim me gaz ose qymyr për ngrohje qendrore, qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij dimri do të jenë në vështirësi dhe dilema të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026