Rritet me 7% paga e ushtarakëve, ministri Peleshi: Vendimi hyn në fuqi menjëherë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar këtë të mërkurë se është miratuar rritja e pagës me 7% për të gjithë ushtarakët, duke filluar nga ushtari bazë e deri te ushtari me gradat më të larta. Sipas ministrit rritja e pagave të ushtarakëve do të jetë e përvitshme.
Gjithashtu ministri Peleshi ka folur edhe për pagat e studentëve ushtarakë, të cilët siç shprehet ai, janë të vetmit studentë që jo vetëm nuk paguajnë, por paguhen ndaj ai e shikon këtë si një arsye më tepër që të rinjtë t’u bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Me propozim të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pagës me 7%, duke filluar nga sot, pra vendim që hyn në fuqi menjëherë, nga data 1 mars, për të gjithë ushtarakët, nga ushtari bazë e deri te gradat më të larta. Rritja e pagës nuk është një fenomen spontan, por është bërë tashmë i përvitshëm. Është premtuar nga Kryeministri që do të jetë i tillë, pra çdo vit do kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të kenë paga dinjitoze. Mund të them që edhe sot janë paga dinjitoze, por ne duam të arrijmë mesataren e vendeve të hapësirës ku bëjmë pjesë dhe ku jemi aleatë , pra në NATO. Sot nëse je 18 vjeç dhe je rekrutuar në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, apo je pranuar si kadet student, menjëherë fillon pagesa nga 55.000 lekë, 550 dollarë, plus edhe 1.000 lekë që është trajtimi ushqimor. Se në ndryshim nga të gjithë studentët e tjerë, jo vetëm që nuk paguajnë, por paguhen me një pagë, që është paga e ushtarit bazë. Më pas sipas gradave, paga rritet. Niveli mesatar i pagës është 87.000 lekë. Vitin e kaluar kemi bërë rritjen historike të pagave prej 30% . ky 7% aplikohet mbi atë 30%, nëse krahasojmë pagën e një ushtaraku në datën 1 mars 2023, me pagën e një ushtaraku 1 mars 2022, sot paga është 40 % më e lartë. Kjo është një arsye më tepër për të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura”, deklaroi ministri Niko Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta