Rritet ndjeshëm çmimi i kriptomonedhës Trump, presidenti takon investitorët

24 Prill 2025 | 11:14

Kriptomonedha e Donald Trump, e quajtur $Trump, ka pësuar një rritje të ndjeshme në vlerë pas premtimeve për evente ekskluzive të dedikuara për investitorët më të mëdhenj, raporton BBC News.

Sipas faqes zyrtare të monedhës, 220 zotëruesit kryesorë do të ftohen në një darkë gala me presidentin më 22 maj në Klubin Nacional të Golfit “Trump” në Ëashington DC, një ngjarje që përshkruhet si “ftesa më ekskluzive në botë”. Ndërkohë, 25 investitorët ë të mëdhenj do të marrin pjesë në një pritje ultra-private me Trump.

Pas këtij njoftimi, çmimi i $Trump u rrit me mbi 70%, sipas të dhënave nga Coinbase. Megjithatë, vlera e saj mbetet më e ulët se rekordi prej mbi 74 dollarësh, i arritur në janar menjëherë pas lançimit të monedhës.

Monedha $Trump është një ndër disa iniciativa të lidhura me kriptovalutat nga figura të afërta me presidentin, i cili është vetëquajtur “presidenti i kriptos”. Aktualisht, tokenët $Trump kanë një vlerë totale tregu prej rreth 2.5 miliardë dollarësh.

Nisma është pritur me skepticizëm nga disa ekspertë të industrisë, të cilët e kanë cilësuar si “një spektakël mediatik”. Edhe Melania Trump lancoi së fundmi një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të trump në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Trump ka ndërmarrë një sërë hapash në drejtim të rregullimit të tregut të kriptovalutave, përfshirë krijimin e një grupi pune presidencial dhe një Rezerve Strategjike të Bitcoin-it. Këto fonde do të mbështeten nga kriptomonedha të konfiskuara gjatë hetimeve federale.

Po ashtu, Trump Media & Technology Group ka njoftuar planet për të lançuar fonde të tregtuara në bursë, që do të fokusohen në pasuri digjitale dhe investime “Made in America”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026