Rritet ndjeshëm turizmi në Tetor, të huajt dominojnë akomodimet
Në Tetor 2025, turizmi në Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë, i nxitur kryesisht nga vizitorët e huaj.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri i përgjithshëm i vizitorëve të akomoduar në strukturat pritëse u rrit me 39.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje u dominua nga vizitorët jo-rezidentë, të cilët u shtuan me 55.4%, ndërsa vizitorët rezidentë shënuan një rritje më të moderuar prej 5.8%.
Edhe netëqëndrimet në strukturat akomoduese u rritën, por me ritme më të ulëta, konkretisht 17.4% në raport me Tetorin 2024. Netët e kaluara nga vizitorët e huaj u shtuan me 26%, ndërsa netëqëndrimet e rezidentëve pësuan një rënie prej 3.1%, duke treguar një aktivitet më të dobët të turizmit vendas gjatë këtij muaji.
Turistët e huaj të akomoduar në Shqipëri gjatë Tetorit 2025 vinin kryesisht nga Kosova, Italia dhe Gjermania, të ndjekur nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Një pjesë e konsiderueshme përfaqësohej gjithashtu nga vende të tjera europiane dhe jashtë Europës. Kjo strukturë e tregut konfirmon zgjerimin e hartës së origjinës së turistëve dhe forcimin e pozicionit të Shqipërisë si destinacion ndërkombëtar edhe jashtë sezonit veror.
Rritja e vizitorëve u reflektua edhe në përdorimin e kapaciteteve hoteliere. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti rreth 31.6%, nga 27.7% që ishte në Tetor 2024, duke sinjalizuar një përmirësim të performancës së strukturave akomoduese. Sipas INSTAT, hotelet dhe strukturat e ngjashme vijojnë të mbajnë peshën kryesore të akomodimit, të ndjekura nga akomodimet afatshkurtra dhe format alternative.
Të dhënat e Tetorit 2025 tregojnë se turizmi hyrës po zgjatet gjithnjë e më shumë përtej sezonit veror, ndërsa mbetet sfidë rritja e turizmit vendas dhe balancimi i qëndrimeve gjatë gjithë vitit.
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton