Rritet numri i fëmijëve që lindin me HIV në Afrikë, shkak fondet amerikane
Ndërprerja e ndihmës amerikane në Tanzani dhe Ugandë ka shkaktuar një krizë në trajtimin e HIV/AIDS-it në këto vende. Sipas një raporti të organizatës Physicians for Human Rights (PHR), shumë nëna nuk kanë mundur të marrin ilaçe parandaluese, duke çuar në lindjen e fëmijëve të tyre me HIV. Kjo ka shkaktuar një rritje serioze të infeksioneve dhe madje edhe rritje të aborteve të padëshiruara.
Raporti i PHR, i bazuar në intervista me mjekë, infermierë dhe pacientë, thekson se ndërprerja e programit amerikan Pepfar ka lënë mijëra pacientë pa trajtim të rregullt. Pepfar, i nisur në vitin 2003, ka shpëtuar miliona jetë, por bllokimi i fondeve nga administrata amerikane ka shkaktuar vonesa dhe mungesa të rënda të barnave.
“Ilaçet nuk na janë shpërndarë dhe furnizimet ekzistuese nuk mjaftojnë për të gjithë pacientët tanë. Disa gra shtatzëna kanë lindur fëmijë me HIV, vetëm sepse nuk kishin mjekim në kohë”, tha një mjek në Ugandë.
Edhe punonjësit e shëndetit mendor treguan histori tronditëse.
“Një grua bëri abort se antiretroviralët nuk ishin më të disponueshëm, nuk duan të kenë foshnja me HIV”, dejklaroi një koordinatore.
Autorja e raportit, Emily Bass, paralajmëroi për pasojat e rënda: “Ka vetëm një dritare të ngushtë që Kongresi i SHBA të veprojë për të siguruar burimet e nevojshme. Përndryshe, dekada progres në luftën kundër HIV/AIDS-it mund të humbasin.”
PHR i bën thirrje qeverisë amerikane që të rikthejë dhe të garantojë financimin e plotë për Pepfar në buxhetin e vitit 2026, duke shmangur kështu një krizë humanitare në Afrikën Lindore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh