Pentagoni: Avionë të Venezuelës e provokuan një anije amerikane

5 Shtator 2025 | 09:14

Pentagoni tha se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, që po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator, “në një lëvizje jashtëzakonisht provokuese”.

Ky njoftim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet që janë rritur lidhur me dislokimin e anijeve nga Uashingtoni në Karaibe.

“E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X.

Uashingtoni ka dislokuar luftanije në jug të Karaibeve, teksa tensionet janë rritur mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja e akuzon se udhëheq një kartel të drogës.

Të martën, forcat amerikane sulmuan një varkë, që dyshohej se po transportonte drogë në Karaibe. Sipas Trumpit, varka i përkiste Tren de Aragua, një organizatë që SHBA-ja e ka futur në listën e organizatave terroriste dhe që presidenti amerikan e lidh me Maduron. Si pasojë e këtij sulmi, Trump tha se u vranë 11 persona.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Amerikën Latine, e mbrojti qasje amerikane.

“Tani, ata do të na ndihmojnë që t’i gjejmë këta njerëz dhe ne do t’i sulmojmë ata, nëse kjo është mënyra e vetme”, tha Rubio gjatë qëndrimit në Kuito të Ekuadorit më 4 shtator.

Ndërkaq, më 3 shtator gjatë vizitës në Meksikë, kryediplomati amerikan tha:

“Këto kartele e dinë që do të humbin dy për qind të mallrave të tyre… Ajo çfarë do t’i ndalë ata është nëse i sulmojmë, nëse i shkatërrojmë”.

Në Meksikë, Rubio theksoi se Trump i ka shpallur grupet venezuelase Tren de Aragua dhe Cartel de los Soles si “organizata narkoterroriste”.

“Nëse ndodhesh në një anije plot kokainë ose fentanil, që është nisur drejt SHBA-së, ju jeni kërcënim i drejtpërdrejt për SHBA-në”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026