Rritet popullsia e Bashkimit Evropian, shkak lëvizjet migratore
Pas rënies në vitet 2020-2021, popullsia e Bashkimit Europian u rrit vitin e kaluar me 1.7 mln banorë, duke arritur në 448.4 milionë.
Rritja e popullsisë i dedikohet kryesisht rritjes së lëvizjeve migratore pas COVID-19 dhe fluksit masiv të personave të zhvendosur nga Ukraina që morën statusin e azilantit në vendet e BE-së, për pushtimin rus.
Ky informacion vjen nga të dhënat për popullsinë, publikuar nga Eurostat.
Sipas shteteve, më i vogli për nga popullsia ne BE është Malta, me 500 mijë vetë, ndërsa më shumë banorë regjistron Gjermania, plot 84,4 milionë. Gjermania, Franca dhe Italia së bashku përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së përgjithshme të BE-së.
Gjatë vitit të kaluar, 20 vende njohën normë pozitve, ndërsa 7 të tjera, përfshi Italinë dhe Sllovakinë u tkurrën në popullatë.
Të dhënat e Eurostat janë publikuar në 11 korrik, në Ditën Ndërkombëtare të Popullsisë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)