“Mungon mishi”- Eurostat: 67.9% e familjeve shqiptare s’mund të hanë 1 vakt të plotë

Qytetarë në Shqipëri
11 Korrik 2023 | 15:19

Në Shqipëri, 67.9% e popullsisë, nuk kanë mundësi të konsumojnë një vakt të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalent vegjetarian një herë në dy ditë. Krahasuar me mesataren ne europë, shifrat janë tre herë më të larta. Të dhënat e Shqipërisë, i përkasin vitit 2021.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt, që përmbante këto produkte ushqimore, një përqindje më e lartë, krahasuar me vitin 2021 ku të dhënat ishin 7.3%.

Situata në Shqipëri është dhe më alarmante. Kjo pasi pas të varfërve, 34.3% e popullsisë, nuk e kanë mundësinë që të konsumojnë një vakt me mish ose peshk.

Të ardhurat e pakta janë shkaku kryesor, si dhe çmimet e larta. Këto dy fenomene kanë sjellë vështirësi tek familjet shqiptare, për të siguruar disa nga ushqimet bazë.

Në botë, të dhënat e Eurostat tregojnë se 19.7% e njerëzve në rrezik varfërie nuk ishin në gjendje për një vakt të tillë.

Niveli i njerëzve të rrezikuar nga varfëria, në vendet e BE, është në nivele të larta. Bullgaria (44.6%), e ndjekur nga Rumania (43.0%) dhe Sllovakia (40.5%), ishin vendet me % më të lartë të njerëzve në pamundësi për të siguruar ushqim. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët, u regjistrua në Irlandë (5.0%), e ndjekur nga Luksemburgu (5.1%) dhe Qipro (5.6%).

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026