Rritet taksa për prerjen e drurit, barra mbi qytetarët

3 Nëntor 2021 | 20:34

Një metër dru vitin e kaluar kushtonte 1700 – 2000 lekë, ndërkohë që këtë vit kushton 3000-3500 lekë, duke e bërë të papërballueshme blerjen e tyre nga banorët në zonën e Pustecit.

Nëse deri vitin e kaluar qytetarët e Pustecit do të duhej të paguanin vetëm 500 lekë për t’u pajisur me 5-10 metra kub dru, këtë vit do duhet të paguajnë 500 lekë për çdo metër dru.

Kjo ka bere qe një metër kub dru, duke përfshirë këtu prerjen e transportin të shkojë në mbi 3000 lekë.

“Ku është e përballueshme për ne, ku kemi kaq lekë ne, me 30 mije. Ku t’i gjejmë? Pa punë jemi. Mund të harxhojmë 12 metër dru, për vete”, tha një banor.

“E përballueshme. Të rri 3 muaj pa buke. Si t’ja bëj? Do marr, me duhet. Pa bukë mund të rrish, pa zjarr jo”, thotë një tjetër.

Rritjen e çmimit të drurit e ka denoncuar ish-deputeti Vasil Sterjovski.

“këtë vit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka rritur tarifën fikse prej 500 lekë për familje për përgatitjen e druve të zjarrit duke e dhjetëfishuar këtë tarifë me 500 lekë për metër kub dhe duke llogaritur edhe çmimin e prerjes dhe transportin e tyre. Një metër kub në zonën e Prespës arrin deri në 3 mijë lekë”, tha Sterjovski.

Nga kontaktet që Euronews Albania ka pasur me kryetarin e Bashkisë Pustec, Vasil Sterjovski, është konfirmuar rritja e çmimit të lejes për të blerë dru me kërkesë të Zonave të Mbrojtura.

Pusteci njihet si një nga zonat me problematike sa i përket rrjetit të amortizuar për shpërndarjen e energjisë elektrike, çka rrit edhe nevojën për përdorimin e druve për t’u ngrohur dhe për të gatuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026