Rritet vlera e euros në treg, këmbehet më shumë se 100 lekë

30 Janar 2025 | 13:52

Monedha europiane ka fituar pikë këtë javë, duke u këmbyer në tregun valutor për më shumë se 100 lekë. Ky vlerësim i shpejtë mund të ngjallë optimizmin tek bizneset që janë dëmtuar gjatë viteve të fundit.

Euro po fuqizohet shpejt. Pas një periudhe të gjatë, me rënie të qëndrueshme, monedha europiane ka fituar gjatë ditëve të fundit më shumë se 2 pikë, duke kaluar nivelin e 100 lekëve në tregun valutor vendas.

Në kursin zyrtar të Bankës Qendrore, këtë mesjavë një euro këmbehet për 100.06 lekë, vlerë e cila përkon me nivelin më të lartë të arritur që nga shtatori i vitit të kaluar.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, ky mbicmim do të shërbejë pozitivisht për një sërë sektorësh të prodhimit dhe eksportit, të cilët kanë parë humbje domethënëse në aktivitetin e tyre gjatë 3 viteve të fundit.

Në vitin 2024, monedha europiane regjistroi nivelin më të lartë në 2024 në muajin janar kur u këmbye 104.7 lekë, ndërsa nisi të binte me ritme të shpejta pas muajit maj, deri kur arriti pikun në nëntor, me kursin 98.2 lekë.

Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në tregun valutor në fund të vitit 2024 me qëllim stabilizimin e euros. Por institucionet ndërkombëtare, nuk rekomandojnë ndërhyrje, me argumentin se kursi i këmbimit duhet të përshtatet me tregun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar

Marjana Koçeku, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të cilin e ka adresuar ndaj familjes Bajraj në Shkodër. Në reagimin e saj,...
11:20 | 17/06/2026

Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë me thikë është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Udhëkryqi”. Gjatë...
11:10 | 17/06/2026

Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre

Tifozët skocezë po rezultojnë mbështetësit më të shumtë evropianë që kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës, duke regjistruar rritjen më të...
11:06 | 17/06/2026