Rritja e çmimeve të referencës, Nela: Goditen të gjithë aktorët, do bien shitjet

16 Shtator 2023 | 20:29

Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte rritja e çmimeve të referencës për banesat që do të shoqërohet me një rritje të çmimeve në tregun imobiliar.

E ftuar në studio agjentja imobiliare, Juliana Nela, tha se një rritje e tillë e pa studiuar mirë godet të gjithë aktorët në treg dhe vetë ekonominë pasi bien shitjet.

Nela theksoi se humbet ndërtuesi, i cili do të ketë mungesë të klientëve, humbasin bankat të cilat nuk do të japin kredi, si dhe humbet dhe vetë konsumatori i cili do të paguaj më shumë.

“Humbet ndërtuesi pasi vërtet ngre çmimin pasi më ligjin e kërkesës dhe ofertës,  pasi redukton shitjet. Humbet banka, e cila nuk financon dot klientin e kredisë, që është ajo shtresa e mesme. Humbasim ne si ndërmjetës pasi reduktohen shitjet. Humbasin konsumatori pasi paguan një çmim më të lartë. Pra një rritje e pa studiuar i godet të gjithë aktorët në treg. Dhe çështë më e keqja, ekonomia është e ndërtuar mbi besim që e nesërmja do të jetë më e mrë dhe këto oshilacione e frenojnë. Psikologjia e gjithë sistemit fillon dhe tkurret dhe kjo ul GDP-në dhe ghithë të tjerat”, tha Nela.

LEXONI GJITHAHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026