Rritja e çmimit të energjisë dhe kriza e kontejnerëve rrit inflacionin në BE

29 Tetor 2021 | 17:22

Çmimet e konsumit në Evropë prekën pikun e 13 viteve të fundit. Sipas zyrës evropiane të statistikave, Eurostat, inflacioni vjetor në zonën euro pritet të rritet në 4.1 për qind në tetor.

Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit në zonën euro, energjia pritet të ketë impaktin më të madh. Por sipas ekspertëve, kjo nuk është arsyeja e vetme.

“Çështjet e energjisë janë shumë të rëndësishme. Po shohim se thuajse gjysma e inflacionit që po përjetojmë aktualisht shkaktohet direkt nga çmimet e larta të saj, përmes çmimeve të karburanteve që kanë prekur rekordin dhe sidomos përmes rritjes së çmimit të gazit. Në të njëjtën kohë po shohim se çmimet e mallrave kanë nisur të rriten si pasojë e tkurrjes së rezervave dhe problemet globale me kontejnerët kanë rritur çmimet për prodhuesit dhe gradualisht kjo po u kalon konsumatorëve”, thotw Bert Colijn, ekspert ekonomie.

Por pavarësisht rritjes së inflacionit, BQE nuk është gati të përshpejtojë manovrat për t’i dhënë fund stimujve të pandemisë.

Institucioni nuk parashikon rritje të normave të interesit në vitin 2022, sikurse u shpjegua të enjten nga presidentja Christine Lagarde.

“Ne parashikojmë rritje të mëtejshme të inflacionit në një afat të afërm, por që më pas do të bjerë përgjatë vitit të ardhshëm”, shprehet Christine Lagarde, presidente e BQE-së.

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se ekonomia e Eurozonës u ngrit fuqishëm me 2.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026