Rritja e çmimit të energjisë, ministrat e BE të ndarë mbi masat që duhen marrë

26 Tetor 2021 | 17:16

Ka ende shumë punë për të bërë për të zgjidhur krizën e energjisë në Europë. Ministrat europianë të energjisë u mblodhën këtë të martë në Luksemburg për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Teksa shtetet e Bashkimit Europian ranë dakord për ulje të taksave dhe shpërndarjen e paketave ekonomike për të ndihmuar familjet gjatë këtij dimri, 27 vendet anëtare nuk bien dakord mbi zgjidhjet afatgjata.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, çmimi i gazit është rritur me 170 për qind. Nëntë shtete publikuan një deklaratë të përbashkët këtë të hënë, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje në tregun e energjisë. Një tjetër çështje e pa zgjidhur është nëse energjia nukleare duhet të konsiderohet ose jo si energji e gjelbër.

“Shpresoj të dëgjoj një mesazh të qartë nga ministrat mbi atë çfarë ata presin. Nëse flasim për masa afat-mesme, kjo do të thotë se duhet të veprojmë sa më parë , pavarësisht faktit që rezultatet e këtyre veprimeve do të shihen në vitet e ardhshme, dhe jo në javët e ardhshme”, shprehet Kadri Simson, komisionere për Energjinë.

Teksa qytetarët përballen me rritjen e faturave të energjisë, çmimet duket se do vazhdojnë të rriten deri pranverën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026