Rritja e infektimeve në Shqipëri çon në hapjen e spitalit Covid 4
Rritja e rasteve me coronavirus në vend ka bërë që të hapet edhe spitali Covid 4. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky vendim vjen pas rritjes së infektimeve dhe ezaurimeve të kapaciteteve hospitalizuese në tre spitalet para.
Ajo theksoi se spitali Covid 4 ka një kapacitet prej 100 shtretërish, dhe në të do të marrin ndihmë pacientët e përmirësuar pas trajtimit në tre spitalet Covid.
“Numrat janë rritur, spitalizimet janë rritur. Nuk do të jetë e lehtë. Sigurisht, kjo erdhi në kuadër të rritjes së numrave dhe plotësimit të kapaciteteve në tre spitalet e parë Covid. Ka qenë një punë intensive. Kjo është sfidë për të gjithë ne. Janë 100 shtretër. Është një spital që nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona sepse gjendet në një largësi, dhe kjo kërkon më shumë punë dhe ne jemi përgatitur për këtë. Mjekët kanë qenë si një trup unik, dhe jam e bindur se do t’ja dalim edhe në këtë sfidë. Kjo është struktura e radhës, që u vihet në shërbim qytetarëve”, tha ajo.
Në spital kanë mbërritur pacientët e parë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Në hapjen e spitalit Covid 4 ishte i pranishëm edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili në fjalën e tij tha se duhet një “unitet” për të mposhtur agresivitetin e Covid-19.
“Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimin shëndetësor, ne s’kemi të ndarë spitalin 1, 2, 3, 4, por jemi shërbimi shëndetësor i Shqipërisë. Në çdo hallkë do të jemi gati, vetëm bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk ka rrugë tjetër. Thjesht të na lënë të qetë të punojmë, jo nën presion, duam të punojmë për pacientët”, tha Brataj.
Ministria e Shëndetësisë në harkun e 24 orëve të fundit raportoi për 12 të vdekur, shifër kjo, e cila e çoi numrin total të të viktimave në 810, që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, në tre spitalet Covid po marrin mjekim 491 pacientë, 32 në terapi intensive dhe shtatë prej tyre janë të intubuar.
Lexoni gjithashtu:
Bie numri i rasteve me Covid-19, 12 qytetarë humbin jetën
Tjetër pacient i jep fund jetës në spitalin ”Shefqet Ndroqi”
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh