Rritja e PD-së, gazetari Egro: Pakënaqësi ndaj qeverisë Rama
Gazetari Franko Egro komentoi rezultatin që kanë prodhuar zgjedhjet e 25 prillit deri tani për Euronews Albania. Sipas tij rritja e Partisë Demokratike në 40% tregon pakënaqësinë e elektoratit ndaj kabinetit Rama.
“PD-ja ka rritje dhe kjo ka bërë që të shkojë në ujrat e mbështjetjes natyrale, por jo aq natyrale. Mbështetja në 2015 kur PD-ja fitoi zgjedhjet me z. Berisha ka qenë 44%, ndërsa tani z. Basha arriti të marr 40%. Kjo tregon se ka rikthyer besimin te njerëzit dhe e quaj pakënaqësi për qeverisjen e kabinetit Rama,” tha gazetari Franko Egro.
Surprizat e këtyre zgjedhjeve sipas drejtuesit të emisionit Balkan Talks janë rezultati spektakolar i PSD-së dhe rënia në katër mandate e LSI-së.
“Dy janë surprizat PS-ja arrin një rezultat spektakolar dhe LSI-ja e cila nga 19 mandat shkon në 4 mandate, pra vetëm ¼ e fuqisë elektorale. Surprizë tjetër është rikonfirmimi i PS-së dhe rritja e konsiderueshme e PD-së,” u shpreh drejtuesi i emisonit “Balkan Talks”.
Gazetari e quajti qesharak faktin që në Shqipëri vazhdon të numërohet me dorë.
“Ajo që nuk kuptoj është se pas 30 vitesh transmetojmë të njëjtat imazhe te viit ’92, që numërojnë me dorë. Kjo është situatë qesharake,” tha ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata