Rritje të infektimeve në Evropën Qendrore, autoritetet në disa shtete rikthejnë kufizimet
Evropa është rajoni i vetëm që javën e shkuar ka regjistruar rritje të rasteve me COVID-19. OBSH bën me dije se një rritje prej 7% është vënë re veçanërisht në Evropën Qendrore ku edhe nivelet e vaksinimit janë të ulëta.
Në Poloni, ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar se vendi po përballet me një përhapje të shpejtë të rasteve me koronavirus çka mund të sjellë ndërmarrjen e masave drastike.
Për herë të parë që nga muaji maji në vend është raportuar për më shumë se 5.000 infeksione të reja ditore. Rusia raporton për 1000 viktima në ditë. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar miliona njerëzve u është kërkuar të marrin dozat e treta, pasi sipas paralajmërimeve rastet e reja të covid në këtë dimër mund të arrijnë në 100. 000 raste të ditë.
“Ne nuk mund të ndihemi të kënaqur kur COVID-19 mbetet një kërcënim kaq i fuqishëm. Që kur programi ynë fenomenal i vaksinave filloi dimrin e kaluar, ne kemi qenë në një garë, një garë midis vaksinës dhe virusit. Megjithëse jemi përpara në këtë garë, hendeku po ngushtohet. Ne kemi arritur deri këtu, falë përpjekjeve të shumë njerëzve, por kur jemi përpara dimrit nuk mund të rrezikojmë”, u shpreh Sajid Javid, Sekretar i Shëndetësisë në Britani të Madhe.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani po i reziston rivendosjes së kufizimeve, por në të tjera shtete realiteti ndryshon.
Qeveria çeke është një nga disa vendet evropiane që po forcon masat kundër COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni