‘’Rrjedhjet’’ në LSI, Luan Rama: Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama komentoi largimin e Nasip Naços dhe Lefter Kokës dhe bashkimin e tyre me Partinë Socialiste. Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Rama tha se kryeministri Edi Rama të gjithë këto emra po i mbledh dhe po i bashkon me ato, që ai e quan “tufë të hajdutëve të rilindjes”.
Ai pohoi se largime të tilla nuk e shqetësojnë aspak, duke thënë se çdo “ikje e keqe është ikje e rëndësishme”
“Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme. Ata kanë qenë të përfaqësues të mandatuar nga LSI në qeveri, dhe paradoksalisht dhe refreni i kryeministrit është i lidhur me korrupsionin me vjedhjen e ministrave të LSI. Ai gjithë këta po i mbledh në tufën e vet duke i bashkuar me tufën e hajdutëve dhe vjedhësve të rilindjes. Ky është një proces që nuk më shqetëson aspak”, tha ai.
Numri dy i LSI-së nga Vlora komentoi edhe projektin për transformimin e “Sheshit të Flamurit”. Ai tha se ideja për të tjetërsuar këtë shesh është ide e qartë kurruptive dhe provokim i ”shëmtuar për çdo shqiptar”.
“Ai projekt që u prezantua nga kryeministri është një provokim i shëmtuar në fakt. Është provokim që bëhet në ndjenjën patriotike jo vetëm të qytetarëve të Vlorës, por të të gjithë shqiptarëve. Ideja për të tjetërsuar ”Sheshin e Flamurit” nuk është një ide vetëm korruptive, por edhe një ide për të zhdukur sheshin, që është simbol i parë i identitetit të shtetit shqiptar”, tha Luan Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta