Rrjeti i grabitësve të Luvrit po zbërthehet, arrestohen pesë të dyshuar të tjerë
Pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar për përfshirje në grabitjen në Muzeun e Luvrit, ka bërë të ditur Prokuroria e Parisit.
Të dyshuarit u arrestuan natën mes së mërkurës dhe së enjtes, në kuadër të një serie bastisjesh të koordinuara.
Njëri prej tyre mendohet se është pjesë e grupit prej katër personash që kryen grabitjen dhe që ishin kapur nga kamerat e sigurisë.
Dy grabitës të tjerë, të arrestuar para pak ditësh, kanë pranuar pjesërisht përfshirjen në vjedhje, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim.
Ende nuk është e qartë se çfarë roli kanë luajtur të arrestuarit e rinj në grabitje, por Prokuroria ka deklaruar se ata mund të japin detaje se si ndodhi incidenti.
Hetuesit thanë se arrestimet janë kryer në zona brenda dhe përreth Parisit, përfshirë në lagjen periferike Seine-Saint-Denis.
Gjatë bastisjeve u sekuestruan telefona celularë dhe pajisje të tjera të përdorura nga të dyshuarit për të komunikuar me mesazhe të koduara.
Të arrestuarit mund të qëndrojnë në burg për katër ditë, përpara se të akuzohen apo të lirohen.
Hetuesit nuk kanë dhënë detaje të tjera, por mediat franceze raportojnë se ADN-ja e njërit prej tyre mund të lidhet me gjurmë të gjetura në skenën e krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 21:53 Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot