Rruga drejt BE, Ardian Hackaj: Shqipëria duhet të përçojë sinjale të qarta brenda 10 dhjetorit
Shqipëria në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Europian po përballet me sfida të shumta. Një prej tyre është edhe mungesa e ngritjes së Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, institucione këto, të cilat u boshatisën për shkak të procesit të vettingut, i cili arriti të pastronte nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë, që kishin probleme me ligjin.
Ardian Hackaj, nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania tha se reforma në drejtësi është e thellë, dhe si e tillë kërkon kohë për ta çuar deri në fund.
Ai tha se reforma në drejtësi është një vlerë e shtuar për Shqipërinë, ndërsa këmbëngul, që ky proces, të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Reformat janë shumë të gjera, të thella dhe kërkojnë kohë. Reforma që ti bën për të hapur negociatat të kthehet në kusht bllokues, siç është Gjykata Kushtetuese. Kjo reformë është bërë vetëm me juristë. Kjo reformë është një vlerë e shtuar për vendin tonë, nuk ka rëndësi kush është në qeveria apo në opozitë. Kriteret vettingut ishin shumë të forta. Transparenca është një nga kushtet themelore të reformës në drejtësi”, tha ai.
Ai u shpreh se Gjermania, e cila mban edhe presidencën e BE-së është pro Shqipërisë për t’i caktuar mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Gjithashtu z. Hackaj u shpreh se Shqipëria duhet të përçojë mesazh të qartë deri në 10 dhjetor për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, kusht ky i paracaktuar nga BE-ja për hapjen zyrtare të negociatave.
“Lajmi i mirë është se Gjermania është pro në dhënien e datës për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Lajm tjetër i mirë është se edhe klasa politike e ka kuptuar, që duhet të përmbushet rruga e formësimit të Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo qëndron në dhënien e sinjaleve në datën 10 dhjetor. Na duhet sinjal shumë i fortë deri në 10 dhjetor”, tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Ku ka ngecur Gjykata e Lartë? Ylli Manjani shpjegon për Euronews Albania
Pengesat e reformës në drejtësi, problematikat u hasën që në fazën e projektimit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026