‘Rrugë e vështirë, por do të fitojmë’, Zelenski sfidon presidentin rus
Ditën e sotme, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duke përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, tha se vendi i tij do të fitonte në luftën me Rusinë.
“Në ditën e fitores ndaj nazizmit ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë”, tha ai.
Zelenski tha se ukrainasit janq një popull i lirë që kanë luftuar për të mbrojtur tokën e tyre shumë herë në histori dhe kishin “rrugën e tyre”.
“Sot ne po bëjmë luftë në këtë rrugë dhe nuk do t’i japim askujt asnjë pjesë të tokës sonë, dhe nuk do t’i japim askujt asnjë copë të historisë sonë”, tha ai.
Ai shtoi se është krenar për paraardhësit e tyre që së bashku me kombet e tjera në koalicionin anti-Hitler mposhtën nazizmin, dhe se nuk do lejojë askënd ta aneksojë këtë fitore dhe të përvetësohet.
Rusia, nisi bombardimet në Ukrainë më 24 shkurt dhe tani po shënon përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti Vladimir Putin kryesoi në një paradë ushtarake në ‘Sheshin e Kuq’ të Moskës, ku deklaroi se NATO është një kërcënim për Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid