Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it

28 Mars 2025 | 19:20

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

“Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është thënë në komunikatë.

Mes tjerash është përmendur se Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i e kanë njoftuar Kongresin për synimin e tyre “për të nisur një riorganizim të disa funksioneve të USAID-it me Departamentin e Shtetit prej 1 korrikut, dhe për t’i pushuar funksionet ekzistuese të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës”.

Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, ka nisur të zvogëlojë USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit.

Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026