Rubio për luftën Rusi-Ukrainë: Të dyja palët duhet të bëjnë lëshimet e nevojshme

20 Nëntor 2025 | 20:08

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se të dyja palët në luftën ruso-ukrainase duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”, prandaj Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Rubio tha se kërkohet një shkëmbim i gjerë idesh serioze dhe realiste, për t’i dhënë fund “një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë”.

Ai theksoi se Ukraina dhe Rusia duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”, për të arritur paqe të qëndrueshme.

“Dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të bien dakord për lëshime të vështira, por të nevojshme”, tha ai.

Sipas Rubios, kjo është arsyeja pse SHBA-të po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026