Rubla ruse pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj
Valuta ruse rubla është zhvlerësuar në nivele që janë parë vetëm në javët e para pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.
Të hënën, 101 rubla ruse janë treguar me 1 dollarë amerikan, çka nënkupton zhvlerësim të valutës për 25 për qind këtë vit dhe më të madhin në 17 muajt e fundit.
Maksim Oreshkin, këshilltar ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se faji i zhvlerësimit të rublës qëndron te “politikat e lirshme tregtare”.
Sipas tij, forcimi i rublës është në interes të ekonomisë ruse dhe një rënie e vlerës së saj e “komplikon ristrukturimin ekonomik dhe ndikon negativisht në financat e popullsisë”.
Oreshkin ka thënë mes tjerash se Banka Qendrore e Rusisë “i ka të gjitha mjetet e nevojshme” për ta stabilizuar situatën dhe ka thënë se pret normalizim së shpejti.
Analistët besojnë se dobësimi i rublës është duke u nxitur nga rritja e shpenzimeve për mbrojtje që ndikojnë në rritje të importit dhe rënie të eksportit, sidomos në sektorin e naftës dhe gazit natyror.
Në mesin e masave që ka marrë Banka Qendrore e Rusisë, për ta luftuar këtë gjendje, është rritja e normës së interesit për 1 për qind muajin e kaluar.
Ajo ka thënë se normat mund të rriten sërish nëse rubla rrezikohet.
Të hënën, disa rusë në Moskë janë shfaqur të shqetësuar për dobësimin e valutës së tyre.
“Çmimet do të rriten, që nënkupton se standardi i jetesës do të bjerë. Veçse ka rënë, e do të bjerë edhe më shumë ne definitivisht jemi njerëz të varfër”, ka thënë Vladimir Bessosedny, 63-vjeçar, mësues i pensionuar.
Të tjerë shpresojnë se kjo rënie është e përkohshme dhe që situata do të stabilizohet.
Në janar 66 rubla janë treguar me një dollarë amerikan, mirëpo valuta e ka humbur rreth një të tretën e vlerës në muajt pasues.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta