“Ndal policia”- Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari, po shiste drogë në Sarandë

14 Gusht 2023 | 14:12

Një 51-vjeçar është arrestuar në Sarandë teksa u shiste lëndë narkotike disa personave në një lagje të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik të 51-vjeçarit, policia sgjeti një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan një shumë parash e përfituar nga shitja e drogës, si dhe 2 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 18”, si rezultat i të cilit u konstatua dhe u godit 1 tjetër rast në këtë fushë.

Për këto rast, u kap në flagrancë teksa shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestua shtetasit: B. Sh., 51 vjeç , banues në Ksamil, Sarandë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026