Sot protestë për Fredi Belerin, gazetari jep detaje: Kush do jetë i pranishëm

14 Gusht 2023 | 15:56

Këtë të hënë në qytetin e Himarës do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit, i cili që prej 12 majit, ndodhet në paraburgim.

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj dha më shumë detaje rreth kësaj proteste të organizuar me iniciativcë të oranizatës Omonia. Ajo pritet të fillojë në orën 18:00 në pedonalen qendrore të qytetit, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe të deleguar nga Greqia.

“Nuk do mungojnë personazhe të politikës greke. duke qenë se çështja nuk është më brenda kufijve, jo vetëm në shtetin helen por edhe më tej, nuk përjashtohen të deleguarit nga ana e Athinës, kreyebashkiaku i saj do të jetë i pranishëm, ai ka mbërritur pak orë më parë.

Ky është një emër i konfirmuar, por flitet se do ketë edhe të deleguar të tjerë edhe nga Selaniku të cilët do jenë pjesë e protestës.

Do ketë mbështetës të zotit Fredi Beleri edhe nga Tirana, kryesisht analistë dhe ish politikanë të cilët kanë bërë me dije se do jenë pjesë e protestës dhe do vijojnë këtë kauza, siç e konsiderojnë ata, deri në lirimin e Fredi Belerit”,-tha Enriko Gabaj.

Sipas gazetarit një pjesë e bizneseve kanë njoftuar mbylljen në orarin 18-20, për të qenë pjesë e protestës sot.

Në lidhje me masat e sigurisë gazetari tha se një numër i lartë i efektivëve të policisë janë vendosur civil dhe në vijim të protestës pritet të ketë forca të shtuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026