Ruçi: Kuvend edhe pas Krishtlindjeve për të miratuar aktet ligjore që mund të jenë emergjente
Kuvendi, me propozimin të kryetarit Gramoz Ruçi ka vendosur që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas festës së Krishtlindjeve.
Ky vendim është marrë me qëllim që kuvendi të shqyrtojë e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.
“Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian”, thuhet në njoftim.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta