Ruçi pret Vjosa Osmanin: Të mos lejojmë që e vërteta për Kosovën të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e SHBA

17 Dhjetor 2020 | 10:19

Presidentja në detyrë e Kosovës vijon vizitën treditore në Shqipëri teksa sot është pritur në një takim nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Zyra e shtypit e Kuvendit në një njoftim për mediat bën me dije se z. Ruçi vlerësoi qëndrimin ‘dinjtoz të drejtuesve  të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë’, ndërsa shprehu mbështetjen në përpjekjet që imazhi i Kosovës dhe lufta e saj çlirimtare për liri të mos njolloset.

“Shqipëria është e bindur se të gjitha akuzat kundër udhëheqësve të luftës së drejtë të Kosovës, që fatkeqësisht bazohen në raportin-plagjiaturë të Dick Marty, kujtimet e prokurores Karla del Ponte dhe raportin e prokurorisë serbe, nuk janë të bazuara në prova, por në shpifje e fantazi të sëmura.

Kërkohet unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën.

Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirë rajonin dhe Kosovën”, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

nga ana e saj presidentja në detyrë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për bashkëpunimin, ndihmën dhe kontributin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës.

“Ne duhet të bashkëpunojmë qe e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë.  Duhet të tregojmë e ritregojmë të vërtetën e Kosovës. Duhet të punojmë për të kundërshtuar dhe rrëzuar argumentet e Serbisë që të mos njihet Kosova derisa të përfundojë dialogu.

Duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës. Ne vlerësojmë kontributin dhe zërin e Shqipërisë në institucionet dhe mjediset ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme”, nënvizoi znj. Vjosa Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026