Rudina Hajdari bllokon foltoren e Kuvendit: Ndërpriteni këtë seancë të turpshme, po mashtroni shqiptarët siç bëtë 30 vjet
Deputetja Rudina Hajdari foli me tone të ashpra sot në kuvend, ndërsa bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë deputet të flasë prej andej.
E revoltuar, teksa godiste herë pas here foltoren me duar, deputetja e cilësoi seancën e sotme të turpshme, një pazar si ata që sipas saj kjo sallë ka bërë me shqiptarët për 30 vite me radhë.
“Sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë më të mençur se shumë nga ata që janë në këtë sallë, ata e dinë shumë mirë që në këta sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare. Ata e dinë që në momentin që kjo seancë përfundon, shumica prej jush ulen, bëjnë pazare dhe e shesin veten për patriotë.
Kjo ka ndodhur këtu e 30 vite. Kjo sallë ku në ‘92 ju i premtuat shqiptarëve që do të dënonit krimet e komunizmit dhe nuk e bëtë këtë gjë, i mashtruat.
Ka qenë kjo sallë kur në ‘96 ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firmat piramidale dhe i mashtruat dhe e futët Shqipërinë në tmerret më të mëdha.
Ka qenë kjo sallë, këta deputetë prej 30 vitesh që i kanë thënë shqiptarëve që në 2001 se do ta fusin vendin në BE, është 2020 dhe Shqipëria lulëzon në drogë. Ku janë sot rinia shqiptare që po futet nëpër kamionë për mbijetesën e familjes së tyre.
Ndaj edhe sot ju po tentoni në bëni të njëjtën gjë, t’i mashtroni shqiptarë; urdhëroni votën parapëlqyese, por nga ana tjetër e vendos unë kush vjen në këtë sallë. Mos u hiqni si patriotë. Ndaleni këtë seancë të turpshme që i bëni shqiptarëve.
Kodi zgjedhor, sistemi ndryshohet një herë jo sa herë të doni ju. Jepini mundësinë shqiptarëve të zgjedhin vetë ata që duhet të jenë në këtë sallë, të ikin në kosh plehrash ata që s’e meritojnë”, tha deputetja Hajdari.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta