Rudina Hajdari: Në protestë ka edhe socialistë, beteja nuk po bëhet për partitë

12 Nëntor 2022 | 16:55

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se në protestën e opozitës, marrin pjesë edhe socialistë të zhgënjyer nga qeveria.

Gjatë fjalës së saj në protestë, Hajdari u shpreh se shqiptarët e kanë kuptuar që beteja nuk po bëhet për partitë politike dhe militantët.

Sipas saj, beteja është mes qytetarëve dhe Ramës me oligarkët e tij.

“Teksa vija këtu, eca me disa qytetarë që historikisht e kanë mbështetur Partinë Socialiste dhe ata janë sot në shesh. Doja t’i përshëndesja ata dhe të gjithë si ata të cilët e kanë kuptuar që beteja që kemi sot, nuk është beteja mes partive politike, militantëve, beteja është e shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër, me në krye Edi Ramën.

Ky klub miliarderësh nuk po zhvat vetëm buxhetin,  burimet natyrore, pronën publike, por mbi të gjitha, është duke zhvatur ëndrrat për një të ardhme më të mirë”, theksoi ajo.

Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë.

Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026