Rudina Hajdari: Propozimi i socialistëve për listat është hileqar

29 Shtator 2020 | 18:14

Deputetja Rudina Hajdari foli për Ilva Now për momentin ku ndodhet reforma zgjedhore, ku ajo e cilësoi si super-kyç pasi mund të vendoset se çfarë do të bëhet me listat e kandidatëve.

“Propozimi i PS-së është hileqar pasi në fakt kryefjalë ka se kryetari do të ketë gjithë peshën e vendosjes se kush do të jetë deputeti fitues dhe se kush do të shkojë në parlamentin e shqiptarëve,” –  u shpreh Hajdari duke kujtuar se Kryeministri Rama pati deklaruar se kjo mënyrë e ndikimit në lista kishte përfunduar.

Deputetja Hajdari tha se vota parapëlqyese bie ndesh me ndikimin që i mbetet në propozimin e socialistëve për të caktuar dhe renditur kandidatët.

Hajdari tha se prej 30-viteve ajo që ka ndodhur në Shqipëri është vendosur nga tre njerëz, ndërkohë që sot jemi në një rast të veçantë.

“Kemi dy kryetarë partish që janë pro hapjes së listave dhe një kryetar që është në qeveri që kërkon të mos i ndryshojë. Nëse ai do t’i mbajë të mbyllura t’i mbajë, por mos t’ia bëjë taksative partive të tjera,” – theksoi Hajdari.

Gjatë intervistës me Ilva Taren, Hajdari u shpreh se angazhimi i saj në Këshillin Politik ishte që të nxiste demokratizimin e vendit. Ajo iu përgjigj kritikave sipas së cilave me përfshirjen dhe firmosjen e marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik u tërhoq dhe bëri kompromise për kauzën që kishte marrë përsipër.

“Për mua është e rëndësishme të kemi stabilitet në vend, t’i përfundojmë krizat politike, ndaj dhe firmosa marrëveshjen në Këshillin Politik, betejën për listat e hapura nuk e përfundova në atë format, por do ta vazhdoja siç deklarova, në parlament,” – u shpreh Hajdari.

 

Lexoni gjithashtu:

Kodi Zgjedhor, Gjylameti: Koalicionet jo ‘merak’ i PS, Sejamini: Çështje që ndikon në zgjedhje

Nga nesër në Euronews Albania nis emisioni ‘’Me pak fjalë’’ nga Neritan Sejamini

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021